Këtë të hënë Saimiri elim inoi Arianën nga “Love story”. Ai tha se mes tyre nuk ka më shumë se tërheqje fizike.
Së fundmi, në një intervistë për “Daily Love Story”, Ariana është shprehur se e dinte që do largohej. Ajo ka treguar se ekzistojnë dhe arsye të tjera që kanë çuar 33-vjeçarin në këtë vendim, të cilat i dinë vetëm ata të dy.
“Janë disa arsye që vetëm unë edhe ai i dimë, nuk dua t’i ndaj me publikun, por dua të them që mund të ishte edhe arsyeja që tha ai (patëm vetëm tërheqje fizike)…Nuk më ka dhënë mundësinë që të më njihte më tepër, të njihte botën time të brendshme apo jetën time reale, nuk donte dhe kjo ishte e gjitha. Më kanë ngelur shumë gjëra peng që do të doja t’ia them, por nuk do ia them. Dua që nesër, pasnesër, ai ta kuptojë vetë çdo gjë”, është shprehur Ariana.