Rozë

E puthi Ledjanën gjithë pasion dje, Mevlani çudit me kërkesën për Arjan Konomin: Të lutem merre Ledjanën dhe çoje te se është…





Të premten në “Përputhen” Antonela hoqi dorë nga Mevlani. Ajo tha se dëshiron ta shikojë të lumtur, ndonëse jo pranë saj.

Ledjana dhe Mevlani paskan fjetur bashkë në hotel

Deklarata e saj nuk u prit mirë nga Ledjana, e cila e quajti aktore dhe mas htruese. I ndodhur në trysni, Mevlani doli nga studioja i nevrikosur. “Më keni nx irë jetën, nuk merrem më me ju”, u shpreh ai.

Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Mevlani e quajti Ledjanën aktore. Sipas tij, ajo nuk ka interes për të.

“O Arjan ti ke shumë miqësi me ato të Akademisë së Arteve, merre edhe këtë (referuar Ledjanës) se më duket se dhe kjo po kërkon vend atje. Tani ti po kërkon të hedhësh baltë ndaj meje? Në momentin që unë dola nga studio asnjëra nga ju nuk u interesua. Njëra qau, tjetra uli kokën. Jeta nuk përballohet me lot dhe duke bërë v ik timën.

Ti nëse do të ndërmarrësh rrugëtimin tënd, merre ashtu siç do ti, jo të konkurrosh me një tjetër. Në momentin që ajo deklaron mospëlqim ndaj meje, në vend që të lumturohesh ti stepesh prapë”, tha ai.

Në fund, konkurrenti shtoi se nuk është gati të deklarohet për Ledjanën dhe se të dy duhet t’i lënë kohë njëri-tjetrit për të qetësuar gj ak rat. Kujtojmë se në këtë puntatë të “Përputhen” u transmetua një pjesë e takimit të tyre, ku dyshja ishin puthur për herë të parë në buzë.

Pas debatit 'të ndezur', Ledjana dhe Mevlani shkëmbejnë puthjen e parë





MË TË LEXUARAT

To Top