Rozë

E pyesin a ka pasur pëlqim për ndonjë nga banorët e ‘Big Brother’? Arjola habit: Po morra burrë unë të flejë në kuzhinë ai

Rrugëtimi i Arjola Demirit në “Big Brother VIP” përfundoi pak ditë para finales së madhe. Ajo ishte një nga banoret e preferuara të publikut, ku me ta ndau gjithë historinë e jetës së saj.

Aktorja e njohur është nënë e tre fëmijëve dhe e ndarë nga partneri i saj. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Arjola ka rrëfyer vështirësitë që ka pasur pas ndarjes dhe që të jetë bashkë me tre fëmijët e saj.

Si një grua beqare, padyshim që mund të krijojë ndjenja apo të ketë lidhje, por a ishte dikush brenda shtëpisë së BB VIP që e tërhoqi aktoren?

“E kam eksluduar automatikisht si gjë. Do i tregoja që do e pëlqeja, por nuk do merrja asnjë hap për hir të fëmijëve të mi aty brenda. Të thonë tani, shkoi mami në BBV, të zërë dhe një të dashur. Janë dhe xhelozë për mua. I tha Big Mama për mua, “Po mami do martohet”. Fëmijë i thanë: “Po mirë le të martohet po ai burri do flejë në kuzhinë”. Aty nuk ka pasur një mashkull qe më ka tërhequr fort se nuk do e kisha falur”, tha aktorja e njohur në “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Me ty s'kam punë”/ Arjola debaton ashpër me Donaldin: Je i papjekur – Dosja  AL

MË TË LEXUARAT

To Top