Rozë

E quajtën të shëmtuar edhe Antonela qau, Luizi i kthehet: Mua më preku te lidhja me Kiarën

Antoneta: Nuk e di si komunikojnë këta njerëz, por të thuash “e shpifur” është shumë e rëndë. Mua më janë vendosur epitetet negative ne çdo moment. I kam kaluar disa herë këto komente. Më pas erdhi një lojë që pritej të ishte gazmore.

Unë e kuptoj që pyetjet ishin ngacmuese por të flasësh në atë mënyrë është shumë e shëmtuar. Kur kam ardhur në shtëpi kam dhënë mendime, kam bërë dhe pyetje. Unë nuk kam dashur të bazohem nga ajo që kam parë nga jashtë.

Dhe komentet mbi çiftet doja ta bëja duke i parë këtu brenda. Komenti nuk ishte personal, por i përgjithshëm. Nuk e kuptoj pse reaguan kaq shumë. Luizi ka qënë ai që drejtpërdrejtë më ka sulmuar. Ka batuta reale, jam përpjekur të mos përfshihem në diskutim me të, por ai ka vazhduar.

Luiz: Antoneta na ka parë dy muaj kurse unë atë jo. Ajo e di se si reagoj unë kur prekem te lidhja. Ajo duke e ditur këtë gjë e bën me qëllim. Të thuash ti që në këtë Big Brother ecin vetëm çiftet më ofendon.Kush e ftoi këtë të vij jashtë, kur ajo ishte nata e djemve? Është e gabuar të them që nuk më pëlqen fare kjo vajzë? Kur je ndjerë e sulmuar ti nga unë?

Zhaklin: Duhet të kuptoni që fjala e lirë ka filtra. Duhet të gjejmë një mënyrë tjetër për ta shprehur mos pëlqimin. Ju e tallët atë.

Kiara: Nuk është se më shqetësoi Luizi, por gjithë situata. Ne qëndruam me djemtë për të dëgjuar përgjigjet. I bëra vërejtje djemve mos të jenë aq të drejtpërdrejtë. Nuk përdorin filtra, nuk mendojnë dy herë.

Kristi: Pse nuk themi që Antoneta ka fajin që nuk tregoi fijen e inteligjencës emocionale. Unë i’u afrova. Ne akuzojmë Luizin për këtë, kur se kemi akuzuar për gjëra më të rënda?

Armaldo: Ne nuk jemi treguar agresiv. Dy pyetje kanë qënë në kuadër të humorit. Dhe mua më kanë shkruar shumë gjëra në lojë. Disa gjëra nuk janë të qëllimshme kundrejt saj. Unë i kam kërkuar dhe ndjesë.

Arbër: Më vjen mirë që Armaldo ka kërkuar ndjesë. Mua mu duk tallje në grup, nuk ishte diçka e bukur.Visi: Jo të gjithë shohin 24 orë , ka njerëz që shohin vetëm prime. Kur thuhen të gjithë cunat është e tepërt.

MË TË LEXUARAT

To Top