Einxhel Shkira moderatorja që po vazhdon rrugëtimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, konsiderohet njëra ndër lojtaret më të forta të këtij edicioni. Einxhel përvec lojës së saj në shtëpinë e famshme tashmë ka javë që ka filluar lidhjen e saj me Dj nga Kosova, Dj Dagz.
Të marten që lam pas Einxhel ishte në nominim bashkë me Dagz-in dhe Ilirin, ku ajo u eliminua por fati i buzëqeshi pasi bileta e kthimit qëndronte në duart e saj. Por moderatorja nuk është e fortë vetëm brenda shtëpisë, ajo edhe para se të bëhej pjesë e saj kishte të bënte me situata shumë të forta.
Për më shumë se një vit apo saktësisht në dhjetor të 2020, ajo u përfshi në një sherr goxha të madh me reperin e njohur shqiptar, Stresin. Në dhjetor të atij viti, në Tiranë ndodhi një vrasje ndaj një të riu 25 vjeçar Klodjan Rasha. Stresi ishte ai që kishte organizuar një protestë për të kërkuar drejtësi ndaj këtij rasti.
Por kjo protestë pati rezultuar me pasoja të mëdha ku Tirana u përball me trazira dhe pësoi shumë dëme. Pas këtyre trazirave ishte moderatorja Einxhel Shkira që pati reaguar kështu duke filluar ky sherr mes saj dhe reperit.
Moderatorja shprehu qëndrimin e saj lidhur me protestën për vrasjen e 25 vjecarit, ku kishte thënë se shkatrrimi i qytetit nuk është mënyra më e duhur për të kërkuar drejtësi. Madje ajo ishte shprehur gjithashtu se drejtësia kërkohet çdo ditë të jetës dhe jo duke e shfrytëzuar atë për interesa personale.
‘Nuk dal në protestë për të shkatrruar qytetin tim, protestën e bëj cdo ditë të jetë sime duke qenë e drejtë duke mos e komprementuar njerzllikun tim me interesat personale. Ska nevojë të dilni në shesh për atë djalë të shkretë e as të kacafyteni me policët por mblidhni forcat për fillimet e reja, e mos u kujtoni vetëm sot për padrejtësit por luftoni cdo ditë ditë kundra tyre, mos bëni corrin, shurdhin dhe të indinjuarin vetëm një here në vit’, kishte shkruar Einxhel në një postim në Instagram.
Kjo deklaratë ishte e fortë dhe e drejtëpërdrejtë për reperin dhe kaq mjaftoi që Stresi të dal nga kontrolli dhe të replikoj ashpër ndaj moderatores. ‘Kur flet edhe ti që të vje era k… nga goja më vjen keq edhe të jap mundësinë me repliku por dijeni që jeni turpi Tirones o Shkira harrove që të njoh???? Ske lon k… pa thy dhe del nji k… si ty që bën prrrrr prrrrr’, kishte reaguar reperi përmes një postimi në profilin e tij të Instagramit. Madje reperi pati përdorur sharje edhe në live-t e tij në Instagram ku nuk pati kursyer fjalë pa thënë për moderatoren.
Në anë tjetër moderatorja nuk humbi kohë dhe i ktheu përgjigje reperit përmes disa storjeve ku shfaqej intervista e dikurshme me Stresin. Krah intervistës moderatorja kishte shkruar shumë ‘ironizime’ për reperin. Gjithashtu moderatorja me ‘ironizim’ kishte shkruar: Hajt ska gjë se bëhemi prap shok bashkë kur ta sqarojmë keqkuptimin se t’i kët punë ke’.
Por edhe pas një viti ky rast u rikthye me reagime, kjo pasi Einxhel e ktheu duke e diskutuar në Big Brother VIP bashkë me Sarën.
Sipas Einxhelit reperi i kishte kërkuar falje dhe e kishte fshirë postimin por që ishte e kotë. E kjo nuk mund t’i ikte reperit ku pati reaguar menjëherë. Reperi pati postuar videon teksa moderatorja shpjegonte për kërkim faljen dhe pati një replikë për të. Sipas reperit ai nuk i kishte kërkuar falje asaj dhe se moderatorja kishte takuar ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.
‘Në një mënyrë apo tjetër ti je zero mi goce, ahahhahahah zemër skam kërkuar falje, përvec të vërtetës ke taku Salën jo mu, cdo prind t’kërko falje po t’i shkosh te shpia!!! Po un Arkimed Lushaj jo’, ka reaguar reperi duke bërë të ditur që gjërat mes tyre vazhdojnë të jenë në tension. Për protestën pati reagime dhe qëndrime të ndryshme nga shumë personazhe publike dhe ato qëndrime u patën komentuar në rrjete sociale nga ndjekësit e tyre.