Mirupafshim, moj Shqipëria ime! Tashmë po e lë çdo gjë në duart e të paepurve dhe injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend! Mirupafshim, Shqipëri!
Unë do të mendoj e do më marrë malli! Pyes veten a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të merrte, pse më le të iki! Mirupafshim, Shqipëri! Vërja fl akës vetes, se unë nuk dua të di.gjem!Le të di.gjen ata që të duan të keqen. Mirupafshim, Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! U përpoqem kaq vite për ty dhe në fund të shesim me politikë.
Mirupafshim, Shqipëri! Se edhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po boshatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti!Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura për të cilat Naim Frashëri shkruante ditë e natë!
Po të lë me dy detet më të bukur të rruzullit, me malet më të thepisur, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë!Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë. Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty! Mirupafshim Shqipëri!
Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim. Një vend që mos të ketë aq baltosje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të iki nga kjo botë thjesht nga rastësia. Mirupafshim Shqipëri!Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mje.rim për pjesën tjetër.
Hap sytë Shqipëri! Eh, do të më mungosh! Do të më mungosh aq shumë, sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vij përsëri. (nga Silvana Begaj).