Qetsor Ferunaj ish fitues i edicionit të dytë të Big Brother është rikthyer në këtë format tashmë “Vip” me synimin për të triumfuar sërish. Por edhe pse mbahet mend për këtë triumf të tij, ky nuk ka qenë formati i vetëm i këtij lloji ku Qetsori është bërë pjesë.
10 vite më parë, pas triumfit në Big Brother, Qetsori u bë pjesë e formatit “Vip Shpija” në Kosovë një reality show i ngjashëm me atë të Big Brother, ku zuri vendin e dytë.
Pas përfundimit të “reality show-t” ai hodhi ak uza dhe su lmoi fituesin Ardit Stafaj. “Unë me fituesin pata disa përplasje, ndërsa e cilësova “g.y” apo e thellova më tej këtë debat në lidhje me prirjet e tij seks uale, ndërsa i thosha se: ”G.y në fakt është Elton John, ti je shumë poshtë për t’u krahasuar me të”.
Ai më kundërshtonte dhe e mohonte këtë fakt, megjithatë ç’rëndësi kanë këto tashmë. Arditi është djalë i mirë, profesor muzike dhe vjen nga një familje artistësh. Por unë s’do preferoja Arditin fitues. Unë personalisht bëra tifo për rockerin Xuxi dhe nëse do ishte për mua, do kisha dëshirë që çmimin ta merrte ai”, u shpreh Qetsori në atë në kohë.
Më vonë në Janar të vitit 2012, Qetsori i aku zua nga policia me akuzën e vj.dhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Qetsori u aku zua për vjed hjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit.
Sipas a kuzës, Qetsor Ferrunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.
“Më në fund mora vendimin e pafajësisë në dorë, ashtu siç e prisja. Ndihem vërtet i çliruar pas 2 vitesh ankth pas përfshirjes në këtë histori, që mund të konsiderohej absurde për mua, sidomos me etiketimin vj.dhje”, tha Qetsori për gazetën “Panorama” në atë kohë.
Publiku shqiptar e kujton Qetsorin si fitues të edicionit të dytë të Big Brother, një nga edicionet më dinamikë të këtij formati për shkak se prodhoi shumë personazhe që kujtohen edhe sot e kësaj dite.