Leximi

E tallin i thoshin ti nuk do gjesh burrë se je 140 kilogramë, 23-vjeçarja fejohet: Ai më do për shpirtin jo për trupin





Brittany Jacques, 23 vjeç, e cila kishte humbur besimin në dashuri, për shkak të peshës së saj, afro 140 kg, më në fund gjeti dashurinë. Ajo tashmë është në një lidhje dashurie me një instruktor palestre, i cili e do 23-vjeçaren për atë që është. E reja e kishte humbur besimin në dashuri pasi partnerët e parë, i kërkonin që të dobësohej.

Tani çifti janë fejuar dhe thonë se ishte dashuri me shikim të parë, edhe pse ata tallen rregullisht për diferencën e tyre të peshës në internet.

Brit tha:

Të dy pothuajse kishim hequr dorë nga takimet kur filluam të flisnim. Ne duket sikur u dashuruam menjëherë nga momenti kur u takuam. Në fillim isha paksa hezituese. Kam qenë në marrëdhënie ku djemtë më kanë thënë se do të më ndajnë nëse nuk filloj të mbaj dietë ose të përpiqem të humbas peshë.





MË TË LEXUARAT

To Top