Leximi

E tërë Italia po flet për ta/ Dy vëllezërit shqiptar po bëjnë mrekulli me duart e tyre dhe po e bëjnë falas

Ata nuk janë të krishterë, por ku panë gjendjen e kishës së San Rocco-s në Popoli, nuk mund të shtireshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Dy muratorë shqiptarë, të zhvendosur në Itali para 30 vitesh, kanë ndërrmarë rinovimin e brendshëm të kishës, e cila ishte lënë në harresë. Muret me lagështi, suvaja që vazhdimisht binte mbi dysheme me besimtarët e detyruar të luten midis pluhurit dhe rrënojave…ishin një pamje që e bindën Luan Hallullin dhe Arbert Muçën që të merrnin këtë vendim human.

‘Çdo gjë ishte e shkatërruar. Muret e rrënuara në çdo cep. I thashë Albertit, “të bëjmë diçka duhet të bëjmë diçka”. Shkuam te furnitorët tanë për të blerë produktet që përdorim për ambientet e brendshme. Kur mbërriti zonja që kujdeset për Kishën, ishte shumë e lumtur. Ajo na tha” Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë këtë për kishën”, tha Luan Hallulli.

Ndonëse janë mysliman nga Shkodra dhe nuk bëjnë asgjë për ta fshehur këtë, për Luanin dhe Albertin, Zoti është një.

“Ne jemi fëmijë të Zotit. Nuk ka lidhje me të qenurit katolik, ortodoks ose musliman. Ne besojmë në Zot dhe është ai që na udhëzon në atë që bëjmë”, u shpreh Alberti.

Falenderimet nuk kanë të sosur për dy shkodranët. “Dora e Zotit ka vepruar ndaj këtyre njerëzve të mirë, të cilët komuniteti ynë fetar nuk do të pushojë kurrë t’i falënderojë”, tha kujdestarja e kishës, Liliana Cavalieri.

terre nomadi: La storia di Luan Hallulli, imprenditore albanese ...

MË TË LEXUARAT

To Top