Rozë

E tha ndër intervistat e fundit/ Aktori i madh, Gulielm Radoja e tha para se të ndërronte jetë: Jemi popull tallava

Aktori i mirënjohur Gulielm Radoja në një intervistë qe dha kur ishte gjalle për “A-Show” në “Syri TV” foli ndër të tjera edhe për ngjarjen e 17 Majit, kur u shemb Teatri Kombëtar.

Aktori Gulielm Radoja (1945) – Berati.TV

“U nis shumë herët dhe pati një step by step qysh në kohë të vjetra kur u ndërtua në mënyrën më të çuditshme teatri i Rubairave dhe ne aktorët e TK-së hynim nga sqetulla e godinës.

Ia arritën qëllimit, pak nga pak, e shembën. E shembën. Nën këmbët e një kulle do të ishte edhe teatri. Jo. Është identitet ai. Ka vende të tjera Tirana. O aty o s’ka.

“Na dhunuan. Ishte një dhunë që prodhoi një ndasi shumë të madhe. Ne nuk e kemi pas njohur njëri-tjetrin. Shumica prej nesh u blenë, por secili para pasqyrës përgjigjet për fytyrën e vet.

“Pra, pushteti të shkel me këmbë dhe ata, jam i sigurtë, që fërkojnë duart se shkatërruan atë godinë në mënyrë të pabesë. Na tradhëtuan”.

Sa i përket situatës politike në vend dhe atë çfarë po ndodh me Shqipërinë, aktori shprehur zhgënjimin e tij.“Jemi bërë shumë tallava. Më duket se e thotë Kim Mehmeti, po bëhemi tallava-popull.

Është prishur shija. Prej disa vitesh unë jam apartiak. Kam alergji për të gjitha llojet e partive, pasi ndjehem i zhgënjyer që në 91-shin.Kam qenë një prej nismëtarëve për demokraci.

Kandidat për deputet në zgjedhjet e para pluraliste. Jam tërhequr me koshiencë. Më vjen keq se jam i tradhtuar në gen. Ndjehem i tradhtuar. Jam rehat.

Shoh filma dokumentarë, shoh filma me kartonë, nuk shoh lajme. Jam rehat”, tha ndër të tjera aktori Gulielm Radoja.

Sot aktori Gulielm Radoja feston 74- vjetorin e lindjes - PUBLIK.live

MË TË LEXUARAT

To Top