Rozë

E thjeshtë dhe e bukur ka mbetur edhe sot/ E gjeni dot se cila është kjo vogëlushe në foto

Sot bota e televizionit për të ka kaluar në plan të dytë. Bëhet fjalë për Amarda Toskën, e cila e ka nisur karrierën në ekran si balerinë.

Por shumë pak e njohin si balerinë, pasi Amarda u bë më pas moderatore e “Portokallisë” ku ishin edhe fillimet e saj në këtë drejtim.

Por sot ajo i është përkushtuar biznesit dhe familjes edhe pse në çdo dalje të rrallë televizive, apo në rrjetet sociale, publiku i kërkon rikthimin në ekran.

Amarda ka rreth 12 vite e martuar me aktorin Ermal Mamaqi dhe çifti janë prindër të dy fëmijëve, Joel dhe Sia.

Ne foton e paraqitur, vajza ne fjale është Amarda Toska ne femijërinë e saj. Siç e shikoni mban po te njejten thjeshtesi dhe simpati si në ditët e sotme.

MË TË LEXUARAT

To Top