Dojna Mema dhe Vlashent Sata, pa asnjë dyshim janë ndër çiftet më të dashur për publikun. Moderatorja ishte sot pjesë e “Pushime On Top”, ku tregoi më shumë për Za Fest dhe rolin e saj në këtë festival.
“Sa dorë ke ti te ky edicion?”- e pyeti moderatori Flori Gjini.
“Vlashenti thotë një shprehje shumë të lezetshme: ‘unë jam shefi, por kjo është shefi i shefit. Me thënë të drejtën unë jam kujdesur më shumë për pjesën e marrëdhënieve me publikun, marketingun digjital.
Vlashenti është ai që ka krijuar të gjithë idenë e këtij festivali, ndaj të gjitha meritat i shkojnë patjetër atij. Unë kam qenë suport shumë i mirë. Vlashenti nuk më le fare dorë te pjesa e repertorit, ashtu siç unë nuk i le fare dorë Vlashentit të ndërhyjë te emisionet dhe intervistat e mia“, u shpreh Dojna.