Rozë

E thotë troç këngëtarja që ishte në ”Big Brother”: Mirë që na nxorrën se do ishim rrähur me Ilirin

Rrugëtimi i Xheisara Friskut në “Big Brother VIP” ishte i shkurtër, por edhe “i zhurmshëm”. Këngëtarja ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Live from Tirana” për të folur për eksperiencën e saj dhe jo vetëm.

Këngëtarja u pyet për të gjithë banorët, dhe dha mendimin e saj për secilin prej tyre. Iliri: Është strateg, i ka nxjerrë të gjithë nga vetja, shyqyr që nuk ndejta më shumë se do të ishim rra hur.(qesh) Iliri ka eksperiencë, por ka shumë gjëra që kur i kam parë aty nuk më kanë pëlqyer. Më ka ngacmuar në emocionet e mia. Më tha që e beri për shaka por unë nuk e mora si të tillë. Në një moment aty brenda më tha që dua t’ju jap mundësinë ju banorëve të rinj të ecni përpara, e pyeta si ishte kjo që the dhe e përsëriti duke më thënë do të të jap mundësin të tregosh personin që nuk je. E gjitha kjo erdhi sepse në dhomë të rrëfimit thash që Iliri ka bërë hile te loja.

Monika: Ka qenë në shumë dimensione. Është me Ilirin, po bën lojë me Ilirin dhe nuk e besoj që zihen seriozisht. Iliri po e mban në lojë duke i bërë ironi. Këtë herë nga fakti që Monika e shpëtoi nga nominimi u kuptua që po bëjnë një lojë të pastër.

Arjola: Është vajzë e mirë, me mua ështe treguar shumë e mirë. E meriton finalen. Einxhel: Është vajzë me karakter të fortë. Unë dhe Einxhel jemi thuajse një karakter. E kisha parë nga jashtë, e dija çfarë kishte përjetuar. Unë jam përpjekur t’i japë sinjale që të dyja bashkë mund të bëjmë namin por ajo e kishte mendjen të Dagzi.(qesh)

Donaldi: Është vëllai që do doja të kisha. Është i ndjeshëm, djalë i mirë.

Beniada: Ka zgjedhur mënyrën më të bukur për të luajtur. Është goca më e sinqertë por është më e zgjuara aty. E vetmja gjë që i kam komentuar kur ka dalë nga vetja i kam thënë: “Ah çfarë je një ti”.

MË TË LEXUARAT

To Top