Pas Tiranës me 4 mos rikandidime deputetësh socialist priten ndryshime të forta edhe në Vlorë.
Gazetari, Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve nga PS ka mësuar se me gjasë në këtë qark nuk do të rikandidohen katër deputetë aktual.
Ata janë: Fatmir Velaj, Vilma Bello, Andrea Marto, Edmond Leka
Nga lista aktuale pritet të konfirmohen: Damian Gjiknuri, Alket Hyseni, Vullnet Sinaj. Në listën e Vlorës pritet të futet ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Vetë kryesocialisti Edi Rama do të jetë përsëri në qarkun e Vlorës si kandidat përfshi edhe Durrësin.