Rozë

E tregon hapur Amosi: Kisha një lidhje jashtë, por e përgatita vajzën i thashë unë mund të nisë edhe një romancë aty

Ish-banori i “Big Brother Vip”, Amos Zaharia, vijon të jetë aktiv me intervisa të ndryshme. Së fundmi, i ftuar në “Big Brother Radio”, aktori ka folur sërish rreth eksperiencës së tij në format, veçanërisht për marrëdhënien e tij me Dea Mishel.

“Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni vetë të dijenishëm. Unë di vetëm të them këtë gjë që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë.

Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multi dimensionale. Ishte një raport që i krijonte kushtet që të ndërtohej diçka më shumë. Me Dean, nuk kemi si ndahemi kur nuk jemi lidhur”– tha ai.

Ndër të tjera, ai rrëfeu se ka qenë në një lidhje, ‘open relationship (marrëdhënie të hapur)’, kur u fut në “Big Brother Vip.”

“Unë kisha diçka që nuk kishte emër jashtë, ishte pak a shumë si një open relationship, diçka që nuk ishte e konsoliduar. Përpara se unë të futesha aty brenda i thashë vajzës që edhe nëse fillon dhe ndodh një romancë ti përgatitu. Ajo ishte e përgatitur kur unë u futa brenda. Tani nuk dua të flas dhe nuk dua të shprehem. E kam thënë dhe më parë më duket, Dea të tjera gjëra thoshte por ndjesia që ishte, mënyra se si e shikonim njëri-tjetrin, sado flirtues të jesh ti nuk mund të flirtosh me shoqet e tua. Unë se kuptova në fakt këtë çështjen e flirtit shoqëror. Unë them është e pamundur sepse unë nuk flirtoj me shoqet e mia. Këtë anë unë nuk e kuptova. Nuk di çfarë të them”-tha Amosi.

MË TË LEXUARAT

To Top