Mbrëmjen e djeshme e ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollca në “Shiko Kush LUAN” ishte këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi.
Sfidës “Ndaje ose pije” nuk mund t’i shpëtonte edhe këngëtarja Jakupi, e cila u pyet mbi emrin e personazhit publik shqiptar që e konsideron “mik/mikeshë për kokë” dhe emrin e personazhit që nuk do i fliste apo nuk i flet me gojë.
Si personazhin “mikeshë për kokë” Leonora zgjodhi të përmendte këngëtaren Jehona Sopi, ndërsa emrin e personazhit që nuk do i fliste zgjodhi Nora Istrefin.
“Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”- u shpreh Jakupi.