Rozë

E veshur me të zeza, Bora Zemani e thotë troç: Të jesh grua në Shqipëri është punë burrash

Muajt e fundit Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut të gjerë.

Gjithçka nisi me hyrjen e saj në Big Brother Vip ku u takua me Donaldin, tradhtinë që i bëri ky i fundit, deklaratat nga dy palët, thashethemet se dyshja janë rikthyer dhe më pas sjellja në vëmendje e historisë së saj të shkuar me Vin Velin dhe djalin që kanë bashkë.

Ndërkohë pak ditë pas deklaratës së gjatë ku sqaronte se mes saj dhe Donaldit nuk kishte asgjë përfundimisht, moderatorja e pa sërish veten në qendër të paragjykimeve dhe lajmeve.

E si duket pikërisht për këtë arsye sot ka postuar disa foto me një mbishkrim mjaft të fortë për aktualitetin.

“Të jesh grua në Shqipëri është punë burrash!”, ka shkruar Bora krah fotove ku shfaqet e veshur me rroba komplet të zeza.

MË TË LEXUARAT

To Top