Lajme

E zuri poshtë zetori, ndërroj jetë shqiptari: Doli për punë dhe e cuan pa jetë në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku një i moshuar ka ndërruar jetë, pasi e ka zënë poshtë zetori.

Ngjarje e rëndë/ E zë zetori poshtë, ndërron jetë

Policia njofton se 67-vjeçari R. N. ka qenë duke punuar me zetori, kur ky i fundit është rrëzuar duke e zënë poshtë.
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarje e rëndë në Sarandë, 43- vjeçari gjendet i vetëvarur ...

 

MË TË LEXUARAT

To Top