Rozë

Edhe biznesmeni nga Kosova flet për lidhjen e Donaldit me Beatrix: Dëgjoni vetëm zemrën tuaj

Prej disa javësh, në median rozë po përflitet trekëndëshi i krijuar mes Bora Zemanit-Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Shumë janë pozicionuar krah moderatores, ndërsa të tjerë janë deklaruar pro lidhjes së sapokrijuar. Të shumtë që kanë reaguar kanë qenë edhe personazhet e njohur. Nuk ka munguar as bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla.

Ky i fundit ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe ka shkruar: “Ndëgjone vetëm zemrën tuaj. Të tjerët ne të flasin, kot e kan”! Pak ditë më parë, reagoi edhe Fjolla, e cila i dilte në krah Beatrixit për ndjenjat e saj. Përmes një storie në Instagram, Fjolla Morina ka shprehur mendimin e saj duke e mbështetur këngëtaren. Ndër të tjera, ajo shkruan se Beatrix mos të merret me komentet e tjerëve dhe mos ta lëshoj Donaldin.

Flori Mumajesi ka bërë po ashtu një postim që është interpretuar nga ndjekësit si formë përkrahjeje për ndjenjën mes Donaldit dhe Beatrix. Ai ka ndarë një sekuencë të puthjes së dyshes nën tingujt e muzikës së tij. Kjo nuk është pëlqyer nga ndjekësit.

Një pjesë e tyre kanë reaguar. Një ndër ndjekësit i ka thënë se nga ky moment nuk do e ndjekë më. Flori duket të mos e çan kokën për këtë pjesë duke e falënderuar për këtë “unfollow” ndjekësit, bisedë të cilën e ka ndarë në Instagram dhe për t’u treguar në një farë mënyrë gjithë të tjerëve që do i çonin të njëjtin mesazh, do të merrnin prej tij të njëjtin reagim.

Raporti i krijuar mes Donald dhe Beatrix në të cilin është i përfshirë edhe Bora Zemani po komentohet gjithandej. Një reagim lidhur me këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi. Ky i fundit duket të jetë në anën e prezantueses Bora Zemani, duke theksuar se është ‘mbretëreshë’.

“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka thënë ai. Kjo duket se i është kërkuar nga ndjekësit e artistit, pasi momentalisht është një nga marrëdhëniet më të komentuara. Donaldi përndryshe këto ditë ka nisur një njohje me artisten nga Kosova, edhe pse ka qenë prej shumë vitesh me yllin e “Përputhen”, të cilës i premtoi se do të flasin edhe jashtë.

MË TË LEXUARAT

To Top