Turqia n dezi fl akën e parë të gazit në fushën e Sakaryasë, në Detin e Zi duke ndriçuar qiellin e natës gjatë ceremonisë së u transmetuar virtualisht.
“Për të parën herë, ne do të dje gim gazin që gjetëm në këtë zonë e nisëm shpimet në qindra metra thellësi”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Me përdorimin e gazit të Detit të Zi në të ardhmen e afërt, do të zvogëlojmë ndjeshëm varësinë tonë nga burimet e huaja”, shtoi kreu i shtetit turk. Erdogan tha se shpimet e Turqisë për gaz natyror në Detin e Zi nuk janë të parat, dhe natyrisht, nuk do të jenë as të fundit, duke lënë të kuptohet se edhe kërkimet për gaz e naftë në Mesdhe në ujërat e kontestuar rritën tensionet mes Turqisë, Greqisë dhe Qipros, mund të vazhdojnë.
Ankaraja njoftoi në qershor se kishte zbuluar rezerva shtesë të gazit natyral në jug të Detit të Zi.Me 135 miliardë metër kubikë të zbuluar, vlera totale e gazit natyral të zbuluar në këtë rajon arrin në 540 miliardë metër kube, ndërsa Erdogan tha se ka gjasa që në këtë rajon të zbulohet edhe më shumë gaz. Vitin e kaluar, Turqia zbuloi 405 miliardë metër kube gazi natyror në fushën e Sakarya-së.