Kreu i Emergjencave Skënder Brataj tregoi arsyen e shtimit të makinave të ambulancave përpara Spitalit Infektiv.
Gjatë konferencës për mediat, Brataj u shpreh se ambulancat janë kthyer në mini-spitale dhe i kanë të gjithë pajisjet dhe mjetet e nevojshme për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus.
“Kohët e fundit është vënë re edhe në mediat dhe opinionit publik radha e ambulancave para spitaleve, është normale se nga grada e parë kalojmë tek e dyta. Shtrimi në spital ka edhe vetë kohën administrative. Nuk është se pacientët vijnë përpara spitaleve dhe qëndrojnë aty. Tashmë ambulancat janë kthyer në një mini-spital dhe në ta nuk mungon asgjë. Ka pas raste që ka mbaruar oksigjeni dhe spitali e ka zëvendësuar menjëherë në ambulancë. Në bazë të dhurimeve, janë dhënë edhe pajisjet për ambulancat. Ka raste kur pacienti nuk ka nevojë që të futet në spital”, tha Brataj.