Ledjana Prenga, konkurrentja më e re në “Përputhen”, ka pretenduar se i ka shkruar Saimiri i “Love Story” në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një bisedë në Instastory, krahas së cilës ka shkruar: “Ky ka ngatërruar emision”.
Saimiri ka reaguar menjëherë pas postimit të saj. Ai ka bërë të ditur se nuk është adresa e tij dhe kjo duket që nga emri.
“Ke ngatërruar adresë më duket. Shihe mirë emrin kush të shkruan, mos u kënaq para kohe”, i ka shkruar Princi Modern.