Kryeministri italian, Mario Draghi duket se ka mbetur i zhgënjyer me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ky i fundit raportohet se nuk ka pas kohë që të flas në telefon me të parin e qeverisë së Italisë në kohën kur agr esioni rus po vazhdon me intensitet të lartë në Ukrainë.
“Presidenti Zelenskyi na tha se ai fshihet diku dhe se Ukraina nuk ka më kohë. Ai duhej të merrte pjesë në një telefonatë në orën 9.30 të mëngjesit, por nuk ia doli dot”, njoftoi gazetari italian, Tancredi Palmeri, i cili u bazua në burimet e afërta me Draghin.
Tashmë ka reaguar edhe presidenti ukrainas duke arsyetuar veprimin se kishte lu ftime dhe nuk ka pasur kohë që t’i përgjigjet Draghit.
“Sot në orën 10:30 në hyrjet e Chernihiv, Hostomel dhe Melitopol pati luf time të ashpra. Njerëzit vd iqën. Herën tjetër do të përpiqem të lëviz orarin e lu ftës për të folur me Mario Draghin në një kohë të caktuar. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të luf tojë për pop ullin e saj”, ka shkruar Zelensky në Twitter.