Orgesa Zaimi, Valon Shehu, Arta Nitaj kanë qenë disa nga personazhet publikë që spekuloheshin se do të jenë pjesë e “Dance With Me”.
Ndërkohë që në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram janë bërë me dije edhe dy emra të tjerë si ai i kampiones, Luiza Gega dhe modeles, Cindy Marina.
Megjithatë, sipas “Kryefjala” thuhet se Anita Haradinaj njëkohësisht bashkëshorte e politikanit të njohur Ramush Haradinaj, kantautori unik Kastro Zizo, aktori Igli Zarka i cili pak kohë më parë ishte pjesë e Big Brother Vip dhe një tjetër emër nga fusha e sportit futbollisti, Andi Lila do të jenë pjesë e kastit të këtij program.
Mbetet për tu parë se cilët do të jenë emrat e tjerë pjesmarrës që pritet të zbulohen së shpejti…