Lajme

Edhe pse janë ditë të vështira shqiptarët po vazhdojnë ta ngjisin Malin e shenjtë të Tomorrit: Baba Aliu sillu të mira dhe shëndet shqiptarëve kudo janë

Këto janë radhët e automjeteve që po shkojnë për pelegrinazh në Malin e shenjtë të Tomorrit.

Ora News - Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 500 mijë vizitorë ...

Mijëra qytetarë janë bërë pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që më datë 20 Gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 Gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi. Qindra besimtarë kanë ikur që ditën e premte për të bërë kurban dhe për të kaluar natën në malin e shenjtë.

Edhe pse jemi në një pikë kritike të pandemisë nga Covid-19, ku shifrat çdo ditë e po vijnë në rritje, besimtarët zgjodhën të bëheshin pjesë e kësaj feste.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste, bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Në Teqenë e Kulmakut këtë vit numri i besimtarëve ka arritur në 300 mijë, ndërsa shifra pritet që të rritet akoma më shumë në 3 ditët në vijim.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj, referuar situatës së shkaktuar nga COVID dhe masat që janë ndërmarrë, u shpreh se nuk beson që do të ketë infektime dhe se njerëzit po luten që kjo e keqe të marrë fund.

“Zoti do të japë paqe dhe dashuri. Njerëzit nuk i ndalojmë dot, e kanë dashurinë ndaj Zotit dhe të mirës. Janë marrë masat për COVID-in, është bërë dezinfektimi i zonës. Njerëzit janë në natyrë dhe nuk besoj që do të ketë infektim. Prandaj vijmë e lutemi që kjo e keqe të marrë fund njëherë e mirë”.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Reportazh/ Jo vetëm vend i shenjtë, Mali i Tomorrit i ka sytë tek ...

MË TË LEXUARAT

To Top