Tringa Berisha u bë emër i njohur për publikun kur djali i Mihrije Brahes dhe Naim Abazit tregoi së është në lidhje dashurie me të, e sidomos fejese e tyre bëri mjaftt bujë ne media.
U komentua shumë secili i ftuar por edhe raporti i shkëlqyeshëm i Tringës me vjehrrit qysh në ceremoninë e fejesës, duke vazhduar edhe më pas edhe ne rrjete sociale ku tregoheshin shume te afert.
Ajo së fundmi ka hapur një pyetësor për ndjekësit e saj në Instagram ku një prej tyre e pyeti se sa shpesh e takon Mihrije Brahen, vjehrren e saj ndersa ka befasuar ndjekesit me pergjigjen qe dha.
”Unë jetoj me Mikin me babin dhe Platorin, madje bashkëjetesa me ta ka filluar edhe para fejeses” u përgjigj Tringa duke befasuar me përgjigjen e saj, pasi zakonisht nuset jetojne bashke me prinderit e burrit kur te martohen.
Sot, rrallë kush dëshiron që të jetoj me vjehrrit por kjo nuk vlen për Tringën që gjithmonë e ka treguar raportin e ngushtë që ka me ta.