Lajme

”Edhe unë rus jam, po jetoj këtu”/ I moshuari u del para üshtarëve: Ikni në vendin tuaj jeni kukulla!

Video e një të moshuar rus në Ukrainë që shfaqet duke qortuar dy ushtarë rusë si të ishin fëmijë dhe ata thjesht e dëgjojnë pa e prekur, po bën xhiron e rrjetit.

Momenti është filmuar në qytetin ukrainas të Melitopolit, ku i moshuari i kërkon që të largohen nga vendi pasi ata kanë shtetin e tyre dhe ukrainasit vendin e tyre.

“Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si ne Emiratet? Ju jeni thjesht kukulla”,-thotë i moshuari.

MË TË LEXUARAT

To Top