Rrjetet sociale iu kanë dhënë mundësi shumë njerëzve të bëhen të famshëm krejt rastësisht pa bërë ndo një gjë të vecantë apo ndryshe nga të tjerët, mjafton të kenë një profil me disa ndjekës të postojnë ca video dhe ja direkt bëhesh i famshëm.
Një nga këta personazhe të famshëm të rrjeteve sociale është edhe Genard Hajdin, të cilit së fundmi i ka hipur në kokë ideja pë t’u bërë president i Shqipërisë.Genardi ka ndarë një video në rrjete sociale, përmes së cilës i bën thirrje kryeministrit Rama se do ta mbrojë vendin nëse vijnë rusët ashtu si Zelensky në Ukrainë.“O Edi Rama pse nuk më zgjedh president i Shqipërisë.
Të premtoj se po erdhën rusët nuk kam për të vrapuar. Do të qëndroj në Shqipëri si Zelensky. Do t’ju bëj ballë rusëve si Mujo Ulqinaku.Do të udhëheq popullin si president i shqiptarëve. Më zgjidh president dhe Sonidën do ta mbaj si shefe të Burimeve njerëzore të presidencës.”, thotë Genardi. SHIKO VIDEONKujtojmë se presidentit aktual të Shqipërisë, Ilir Metës, i mbaron mandati në korrik të këtij viti dhe “ethet” për presidentin e ri kanë filluar që tani. Madje, disa personazhe kanë filluar të vetëshpallen si kandidatura të mundshme, por këtë e ka në dorë vetëm Parlamenti.