Lajme

“Edi Rama i premtoi 300 mijë vënde pune, por e rrënoi ekonominë, largoi 500 mijë qytetarë për azil!”

Kryeministri aktual Edi Rama ka bërë shumë premtime kur ende nuk e kishte marrë pushtetnin.

Ndërsa qartësisht ka harruar gjithçka sapo ka marrë fronin.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar në Facebook, një video me premtimet e Ramës para se të merrte pushtetin dhe ka kujtuar çfarë nuk ka mbajtur prej tyre dhe çfarë mjerim i ka sjellë vendit në të vërtetë.

Salianji kujton se Rama premtoi 300 mijë vende të reja pune për të rinjtë ndërsa nuk bëri gjë tjetër veçse dërgoi 500 mijë shqiptarë për azil në shtete të huaja.

Ai shkruan se kryeministri premtoi taksim të ndershëm, rend dhe siguri, por favorizoi të vetët dhe lehtësoi oligarkët duke mos menduar aspak për popullin.

Postimi në Facebook:

Premtoi Rilindje, solli rrënim

Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!

Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.

Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.

Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.

Ramën e qeshin edhe të vetët por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!

MË TË LEXUARAT

To Top