Rozë

Eduarti kishte premierën e filmit/ Do habiteni se sa ka kushtuar fustani i Arbanës

Mbrëmjen e djeshme, regjisori Eduart Grishaj prezantoi për herë të parë filmin e tij të ri, “Sofia”. Gjatë premierës, ai kishte ftuar shumë personazhe të njohur, ku padyshim nuk mungoi as partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani.

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është ‘look-u’ i saj, pasi kishte zgjedhur një fustan të gjatë elegant nga Saint Laurent, pjesë e koleksionit Fall ‘22 i fustaneve të mbrëmjes, që në faqen zyrtare të brandit kushton 4.400$. Fustani i zi me rrudha kishte edhe një lule lejla kadife në pjesën e bustit.

Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Prej disa vitesh ata kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, teksa tashmë janë edhe prindër të dy fëmijëve, një djali, Diell dhe një vajze, Zoi.

Ndërkaq, Arbana ka edhe një tjetër fëmijë nga martesa e parë, djalin, Jon. Dyshja, janë një çift i pandarë jo vetëm në shtëpi, por edhe në punë, për shkak të profesioneve të tyre.

Edi është regjisor me profesion, teksa veç programeve të ndryshme televizive, si ‘Dua të të bëj të lumtur’ dhe ‘Big Brother VIP Albania’, ai do të sjellë së shpejti edhe një projekt të ri që pritet të dalë në kinema brenda pak ditësh, filmin ‘Sofia’. Në këtë film, pjesë e kastës së aktorëve, veç emrave shumë të njohur është edhe Arbana Osmani, partnerja e tij në jetë.

I ftuar para pak ditësh në emisionin e mëngjesit në Euroneës Albania, Eduarti tregoi se si ishte të punonte me Arbanën në sheshin e xhirimit, kësaj radhe ai aktore. Ai zbuloi se nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi moderatorja bën shumë dubla.

MË TË LEXUARAT

To Top