Mbrëmjen e djeshme Beatrix dhe Donaldit iu dha një mision që shkakoi debate dhe diskutime të shumta në shtëpi. Beatrix aktroi sikur ishte xheloze për marrëdhënien mes Donaldit dhe Egzonës duke bërë që kjo e fundit të lëndohet shumë. Pasi u zbulua misioni i çiftit, një debat i ashpër ka ndodhur mes Donaldit dhe Einxhel. Aktori ka pyetur banorët se pse nuk shkuan që t’i qëndronin pranë Egzonës dhe se u treguan shumë jonjerëzorë.
Nga ana tjetër, Einxhel se nëse flasim nga ana njerëzor ai dhe Beatrix nuk duhet ta bënin një lojë të tillë. Debati ka vazhduar gjatë dhe në një bisedë me Dagz, Einxhel u shpreh se po i shesin shpirtin djallit për një lojë.
Debati mes tyre
Einxhel: E lëmë diskutimin nga ana njerëzore, se nga ana njerëzore kjo nuk bëhet si shaka fare, me e katandis tjetrën në atë far feje, nga ana njerëzore. Po ta kapim nga ana njerëzore, ta kishin menduar sa njerëzore është para se ta katandisnin ashtu
Donaldi: Ta katandisni?
Einxhel: Po pra, se nuk ka faj Arjola se nuk ka shkuar ta ngushëlloj, se nuk e mërziti Arjola, nga ana njerëzore
Donaldi: Çlidhje ka kush e mërziti?
Einxhel: Ana njerëzore, zgjidh një shaka tjetër. Nëse të shqetëson kaq shumë ana njerëzore, bëni shaka njerëzore. E mos i kërko llogari Arjolës dhe ne të tjerëve pse nuk shkuat ta ngushëllonit Egzonën se është njerëzore. Njerëzore ishte të mos e bënit me njeri këtë gjë, ta bënit me një situatë.
Donaldi: Nëse nuk jam unë shkaku i mërzitjes tënde, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vij, nga ana njerëzore, kjo është ana njerëzore. E kupton? Që ty mund të të mërzisë Ilir, flas kot dhe unë vij të them zemra ça ke, u mërzite? Se shtëpia kaq është. Dhe shakanë nuk e vendos, e vendos produksioni
Einxhel: Shakanë e keni vendosur ju
Donaldi: Unë jo
Einxhel: Nga ana njerëzore ta qetësojë ai që ka krijuar situatën, jo unë
Donaldi: Trixa që ishte në lojë?
Einxhel: Situatën e ke krijuar ti se kishte të bënte me ty, jo me mua
Donaldi: Unë po e qetësoja, ti që po e shikoje ça bëre?
Einxhel: Unë po qetësoja këtë tjetrën
Donaldi: Kë po qetësoje? Kishte Arjolën
Einxhel: Kë po shikoja, erdhi Trixa me kapi në banje.