Rozë

Einxhel do ketë emisionin e saj/ Rudina Dembacaj e degjeneron: Ideja ishte e imja por ajo…

Televizioni “Top Channel” i bëri realitet ëndrrën moderatores, Einxhel Shkira. Ëndrra e banorës së “Big Brother VIP Albania”, ishte hapja e një fondacioni për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura.

Fondacioni “Dritan Hoxha” në krye me Sara Hoxhën ia kanë mundësuar realizimin e kësaj ëndrre moderatores e cila gjithashtu do të udhëheq edhe emisionin.

Ndërkohë, një reagim në rrjete sociale e ka bërë, aktorja e humorit, Rudina Dembacaj e cila ka ironizuar me idenë e Einxhel.

“U zgjova me ide “origjinale” të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes”, ka shkruar aktorja në një imazh të publikuar. Kujtojmë se, Rudina Dembacaj për projektin “Malësoret e mia” ka synuar tu vinte në ndihmë vetëm vajzave që jetojnë në Malësi, në pamundësi për tu shkolluar.

Ndryshe, ajo ka reaguar në rrjete sociale me faktin se ideja e saj është po e njëjtë me atë të Einxhel Shkirës.

MË TË LEXUARAT

To Top