1 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP. Gjatë ditës së sotme ata kanë diskutuar shumë gjëra të ndryshme mes vete.
Donaldi dhe Einxhel kanë zhvilluar disa diskutime së bashku. Einxhel ishte ajo e cila kishte një kërkesë të veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që t’i përshëndes banorët e Big Brother VIP. Këtë kërkesë ajo e përsëritur disa herë. “Duam një përshëndetje nga presidentja e Kosovës, duam një përshëndetje nga Vjosa” thoshte duke insistuar vazhdimisht Einxhel.
Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj, kanë pasur një diskutim të gjatë mesditën e së mërkurës.
Ka qenë aktori nga Shqipëria, ai i cili fillimisht ka treguar se ka kërkuar fotografinë e Adem Jasharit për t’i bërë një portret, por produksioni nuk ia ka dhënë. Ai i ka thënë Einxhelit se donte ta realizonte portretin me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila kremtohet këtë të enjte më 17 shkurt.
Ndërkohë, gjatë debatit Einxhel këmbëngul se Pavarësia e Kosovës është më 16 shkurt, ndërsa Donaldi i habitur nisë të qeshë dhe i thotë se është më datë 17. Moderatorja vazhdon të mbrojë idenë e saj me mendimin që Kosova feston pavarësinë më datë 16 shkurt, ndërkohë që i thotë Donaldit të shkojë dhe të pyes në dhomën e rrëfimit për konfirmimin e datës së saktë.
Aktori Veshaj më pas thotë se nuk ka nevojë të pyes, se jo vetëm që e di saktë datën, por edhe orën e shpalljes, duke thënë se është përafërsisht 15:38-15:39.