Rozë

Einxhel nuk ka ftuar shoqen e saj të ngushtë në festën për beben, ja çfarë ka ndodhur me Fjoralba Ponarin

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz pritet që bëhen prindër shumë shpejt, ata do të bekohen me një djalë dhe tashmë po shijojnë momentin më të lumtur të jetës.

Pse Fjoralba Ponari nuk ishte në 'babyshower-in' e Einxhel Shkirës?

Së fundmi, moderatorja ka mbledhur shoqërinë e saj për të festuar Babyshower-in e saj. Ajo ka organizuar një super festë me tullumbace, zbukurime dhe detaje tepër të bukura.

E veshur me një fustan bojëqielli, Einxheli ka ftuar motrën e Dagz, disa ish-banore të “Big Brother Albania”, si Antonela Berisha, Monika Lubonja dhe Sarah Berisha, apo moderatorja Aulona Musta.

Mirëpo ajo që mori vëmendje ishte mungesa e moderatores Fjoralba Ponari, e cila ka gjithashtu një miqësi të ngushtë me Einxhel Shkirën.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Fjoralba zbuloi edhe arsyen se pse nuk ishte në “Bbayshower-in” e Einxhel.

“Nuk jam edhe pse më qan shpirti! Jemi në xhirime këtej nga “Portokallia”. Ajo e di si është puna në tv”- shkroi Fjoralba.

Edhe më herët kur Fjoralba Fonari ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët janë interesuar pikërisht me një çështje që lidhet po me shtatzëninë e Einxhel.

“Thuaj Einxhel të na tregojë, si ju tregoi që është në pritje të ëmbël,”-i është drejtuar një fans/fanse Fjoralbës në Instagramin e saj.

Nëse mendoni se Ponari e emocionuar tregoi si shoqja e saj e ngushtë i tregoi se do të bëhet nënë për herë të parë, gaboheni.

Fjoralba ka marrë kohën e saj, duke e analizuar shumë thellë këtë kërkesë të ndjekësit/ndjekëses, ku i kërkon të gjithëve të kenë durim dhe të respektojnë gjendjen e Einxhel.

Sipas moderatores, përtej dëshirës së mirë për të ditur për të dhe bebin, është Einxhel ajo që vendos sa do të ndajë me ndjekësit e saj.

Einxhel dhe Fjoralba sapo na dëshmuan që shoqëria e vërtetë ekziston –  iconstyle.al

MË TË LEXUARAT

To Top