Rozë

Einxhel nuk ndalet së foluri për Donaldin: Mendova se nuk kishin para që nuk më paguan, po ai më hoqi edhe nga…

Debati mes Einxhelit dhe Donaldit për një mosmarrëveshje të para disa viteve, është bërë tema kryesore gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Të dy artistët kanë treguar historinë e tyre për një bashkëpunim të ndërprerë para kohe, kur vëllezërit Romeo e Donald Veshaj prezantonin emisionin “Binjakët”.

Donadli thotë se moderatorja ishte korrekte dhe për këtë arsye, e hoqi nga puna ndërsa Einxheli thotë se nuk u pagua për katër muaj rresht. Edhe njëherë tjetër, pas spektaklit të mbrëmshëm, artistja tregoi versionin e saj për ngjarjen e së shkuarës, teksa fliste me Monikën dhe Ilirin:

“Mesazhi i largimit nga puna më ka ardhur pas katër pesë ditësh, jo ditën kur unë nuk u paraqita, pas pesë ditësh që nuk më përgjigjeshin, më dërguan mesazh.

Përveçse justifikimi ishte absurd dhe nuk kishte lidhje me mua, as mungesa e bashkëpunimit, as korrektësia, në fund i kam shkruajtur se kanë disa detyrime karshi meje, megjithatë, në këtë pikë nuk ia vlen t’i diskutojmë, i thashë. Sepse në momentin që më rreshton gjëra që nuk kanë lidhej me situatën, mendova se nuk kanë lekë. Ma lanë ‘seen’ dhe më bënë ‘block’. Më heqin nga grupi i WhatsApp, nga Instagram-i i emisionit, dhe unë ngela.

Pastaj kur ka ardhur një person tjetër dhe më ka treguar se çfarë këta (vëllezërit Veshaj) më kishin thënë, që unë nuk bëja, jam ndjerë super keq. Edhe kur më kanë pyetur njerëzit pse u largova nga ‘Binjakët”, u kam thënë ashtu shkuan gjërat, se nuk doja të flisja dhe të bëhesha tituj portalesh. Ishte shumë e shëmtuar, kishin apo jo lekë, bëra apo jo aksident”.

Më tej, moderatorja thotë se kur hyri në “Big Brother VIP”, duke parë sjelljen e mirë të Donaldit ka menduar të hedhë pas të shkuarën dhe të ketë një fillimin të ri me të.

“Por ama e kam vënë re, që sa herë e hap temën e emisionit, që ia tregon njerëzve të tjerë, në asnjë moment nuk ka përmendur as emrin tim, as situatën time. Kam menduar se nuk do ta diskutojë se ndihet në siklet, nuk kam dashur ta vë në siklet”, thotë më tej banorja e “BBV”.

U bëre i famshëm prej të dashurës', Einxhel dhe Donaldi debat të ashpër: Më  hoqët nga puna dhe nuk më dhatë lekët - Shqiptarja.com

MË TË LEXUARAT

To Top