Gjatë spektaklit të natës së kaluar në ‘Big Brother Vip’, Einxhel ka treguar historinë e saj të trishtë për problemet shëndetësore që ka mamaja e saj. Moderatorja e kishte shumë të vështirë ta ndante me banorët dhe opinionin publik.
Einxhel tha se që prej vitit 2017, jeta saj ndryshoi si rrjedhojë e sëmundjes së mamasë së saj. Kjo sëmundje e bëri të mos dëshironte as të dilte jashtë dhe të bënte foto apo video, për shkak të problemeve me Parkinsonin.
Momenti preku të gjithë banorët, publikun por edhe vetë Arbanën. Ndërkohë, dy shoqet e ngushta të Einxhel, Fjoralba dhe Argjira kanë qarë pafund së bashku me të.
Vajzat kanë publikuar në story të “Instagram” bisedën e tyre gjatë emisionit të mbremshëm, ku janë përfshirë emocionalisht dhe kanë shpërthyer në lotë.
“Si je me shikimin sot @argjiraspanca”, ka shkruar Fjoralba në foto ku duket ajo dhe Argjira duke qarë. Me postime të ndryshme në rrjetet sociale vajzat tregojnë vazhdimisht mbështetjen e tyre për forcën e treguar brenda shtëpisë së “Big Brother” nga Einxhel.