Lajme

Ekspertët dhanë alarmin mos hani mish pule, zëvendës ministrja e Bujqësisë: Nuk kanë asgjë të keqe vetëm i zjeni shumë

Shqipëria prej disa ditësh është prekur nga gripi i shpendëve, gjë që ka cuar në ndordhjen masive të mijëra pulave në pularitë tona. Si pasojë e kësaj është rritur tejmase cmimi i vezëve, ka shkaur kokrra 30-40 lekë.

Ndërkohë që ekspertët e sigurisë ushqimore i thonë konsumatorit që duhet të bëjnë kujdes këtë periudhë me konsumimin e vezëve dhe mishit të pulës, zv.ministrja e Bujqësisë mendon ndryshe.

Pavarësisht situatës së krijuar nga gripi i shpendëve në disa zona të vendit, fermerët vazhdojnë të tregtojnë pulat në treg pa certifikatë. Pavarësisht se zona e përhapjes së gripit të shpendëve po zgjeroret dita-ditës, zv.ministrja e Bujqësisë thotë se situata është nën kontroll.“Aktualisht kemi një vatër të re në Divjakë dhe në Devoll, po shtohen masat për mbajtjen nën kotroll të situatës.

Po kryhet tamponimi sipas rrezes që është vendosur, dhe po bëhet shuarja e vatrave”, tha Gjeci.Ndryshe nga ekspertët, zv. ministrja e Bujqësisë siguroi konsumatorët se produktet që shiten në treg, janë të pakontaminuara dhe mund të konsumohen pa problem.“AKU ka kryer kontrolle në të gjithë territorin, deri tani nuk janë evidentuar shkelje, policia e shtetit është në bashkëpunim.

Sigurojmë konsumatorët që nuk ka asnjë problem për mishin dhe vezët, që duhet ti gatuani me temperaturë më të lartë se 70 grade celsius”, u shpreh zëvendësministrja.

MË TË LEXUARAT

To Top