E ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollca në spektaklin e saj “Zemër Luana” ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Eli Fara.
Si rrallë herë, Eli ka folur për vajzën e saj dhe madje ka një këshillë për të nga skena e “Zemër Luana”. Këtë herë në sfidën e fundit, të ftuarit ishin të vendosur poshtë “gojës së luanit” në sfidën “Në gojë të luanit hedhim halle”, një lojë ku të pranishmëve u bëhen pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen u hidhen gjëra të ndryshme mbi kokë nga “goja e luanit”.
Këtë herë ishte radha e Elit për t’u shprehur, e cila nuk hezitoi të përgjigjej dhe mos të lagej nga goja e “luanit”.
Pyetja për këngëtaren ishte: “Eli veçse një artiste e realizuar në karrierë, ti je edhe nëna e një vajze. Ndaj sonte ne në “Zemër Luana” duam të na tregosh këshillën që ti i jep çdo ditë që të ecë në hapat e tua dhe kritikën më të madhe që i bën asaj, për diçka tënden që nuk duhet ta ndjekë. Përgjigju me valle, ose lahu në halle”.
Përgjigjia e Elit ishte plot mesazh jo vetëm për Marinën, vajzën e saj, por për të gjithë. Ajo tha se për të ecur drejt rrugës së suksesit si ajo
duhet punë shumë e madhe ndaj i tha Marinës se të punojë, është këshilla që duhet të ndjekë si ajo vetë. Ndërsa gabimin që s’duhet ta përsërisë Marina ishte: “Mos duaj të tjerët para vetes”, përfundoi Eli Fara.