Aktorja turke Tuba Buyukustun ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave për jetën e saj private. Pak kohë më parë Tuba i dha fund lidhjes 3-vjeçare me producentin Umut Evirgen dhe shkak i ndarjes u tha se ishte xhelozia.
Ditën e djeshme mediat turke shkruanin se Tuba, e njohur si “Syhan” nga seriali “Xhesuri dhe e bukura”, ka rigjetur dashurinë. Sipas mediave aktorja është lidhur me regjisorin e njohur Cevdet Mercan. Madje dyshja ishin parë së bashku të kapur për dore. Pas këtyre lajmeve, Tuba ka reaguar e revoltuar ndaj mediave.
“Jeni çmendur! Nuk dini ku të sulm oni! E keni kaq të lehtë të luani me njerëzit! A keni ndërgjegje ju…,sepse, nëse ju ka mbetur ndopak ndërgjegje, atëherë jeni njerëz”, – shkruan në rrjete sociale aktorja duke mohuar lajmet për lidhjen me regjisorin.