Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, është shprehur mbrëmjën e sotme, se kryeministri Edi Rama është i vetmi njeri që di si të ndërtojë një qytet, ku dhe ka marrë shembull investimet e bëra në Vlorë dhe Korçë.
E ftuar në emisionin “Bardh e Zi”, Spiropali ka thënë se i qëndron deklaratës së saj se kryeministri Edi Rama është si Skëndërbeu.
“Nëse ka një njeri dhe një forcë politike që di të bëjë qytet janë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Shkoni shikoni Vlorën dhe Korçën”, u shpreh ajo.
Aulon Kalaja: I qëndron deklaratës së Rama është si Skëndërbeu. Spiropali: Patjetër.