Këngëtarja Elvana Gjata është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit e saj momente nga koncertet por dhe nga përditshmëria e saj.
Elvana së fundmi ka vendosur të hap një sfidë për të gjithë. Ajo ka publikuar një video në Instagram teksa shikohet duke u grimuar dhe në të njëjtën kohë duke ngrënë një sallatë.Por si duket sallata Elvanës nuk i shijon pa pak llak.
Teksa parukierja i rregullon flokët dhe ja spërkat me llak një spërkatje ka marrë dhe sallata që më pas këngëtarja e ka shijuar duke e ngrënë.
Elvana Gjata sapo ka publikuar këngën më të re. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtaren e njohur rumune, Antonia, të cilën e zbuloi një ditë më parë. Projekti muzikor, i shoqëruar me videoklip, tashmë është publikuar në të gjitha platformat dixhitale.Ky projekt vjen vetëm pak ditë pas këngës që solli me Dhurata Dorën. Dyshja shqiptare publikun këngën me titull “Gajde”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Tre muaj më parë ajo publikoi duetin me Bardhin dhe Dj Gimi-O që numëron rreth 40 milion klikime.