Imami dhe ligjëruesi i besimit musliman ka nisur një biznes syzesh dhe ndërsa e reklamon në profilin e tij në Facebook ka bërë një thirrje të gjithë ndjekësve në faqen e tij që të luten që biznesi t’i shkojë mbarë.
Në foto ai shfaqet në dyqanin e tij, ku bie në sy një arredim me shije i biznesit, ku mbizotëron nuanca e florinjtë.
“Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes, Optika Elitare Milano qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje Familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin” shkruan Naçi, që tashmë drejton fondacionin Firdeus me të cilin bleu një pjesë të mirë të aksioneve të një spitali privat në Tiranë.