Ema Andrea, artistja shumë e talentuar e cila është shumë e dashur për publikun ndau në emisionin “Rudina”, në Tv Klan në rubrikën 2+3, dy nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj. Ajo tregoi se një nga momentet më të hidhura të jetës, ishte kur nëna e saj u largua nga kjo botë duke u shprehur se e kupton atë plotësisht tani që nuk është më.
Një tjetër ngjarje e rëndë në jetën e Ema Andreas ka qenë div orci, por ajo shprehet se “di vorci ka qenë i dhimbshëm ama më i dhimbshëm se ai ka qenë reagimi i shoqërisë“, e cila në atë kohë ja ka bërë këtë moment të vështirë të jetës së saj akoma më të rëndë.
Ema Andrea: 99% e publikut pret të them di vorci, por po di vorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar. Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë. Shoqëria jonë nuk ta fal këtë gjë.