Të gjithë menduam se rrugëtimi i saj në “Për’puthen” mori fund vjet, teksa Ana Lleshi dolën single nga emisioni, pa e gjetur përputhjen e saj.
Ajo u përjashtua nga programi për thyerje rregullash , pas fotove që Arjon Luli nxorri publikisht. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” bënë me dije në 10 Dhjetor se autorja e emisionit, Olsa Muhameti, i dha edhe një shans Anës
Sot ajo publikoi vetë video në “InstaStory” pranë Olsa Muhametit dhe tha se sapo firmosi kontratën. Ana do të bëhet pjesë e grupit të të rinjve në kërkim të ‘dashurisë’ (dhe famës sigurisht), duke na u shfaqur edhe njëherë në ekran.
Mbetet për t’u parë se si do të përshtatet ajo si konkurrente e vjetër me “përputhasit” e rinj dhe nëse do të ketë ‘përplasje’ mes tyre. Flitet se nga konkurrentët e vjetër që mund të hyjnë do të jetë dhe Mevlani, por nga ana e tij nuk është konfirmuar ende asgjë.
Kjo lëvizje e autores dihet që bëhet për të mbajtur ‘gjallë’ sezonin, i cili në krahasim me vjet nuk ka shikueshmërinë e pritur, prandaj autorja ka vendosur të kthejë konkurrentë të vjetshëm. A do ketë më shumë shikueshmëri duke u kthyer konkurrentë të vjetër? Kjo mbetet për tu parë.