Lajme

Ende s’dihet se ku u takuan sot/ Dy ministrat e jashtëm do të takohen në Turqi, a mund të marr fund lüfta

Raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë u bë në Bjellorusi, por vendndodhja nuk është bërë e ditur, njoftoi agjencia shtetërore e mediave Rusia 24.

Kujtojmë se raundi i parë i bisedimeve, më 28 shkurt dhe i dyti më 3 mars, të dyja u zhvilluan në Bjellorusi.

Ndërkohë,dy ministrat e jashtem ai rus dhe ai ukrainas do të takohen të enjten në Antalia të Turqisë, sipas ministrisë së jashtme ruse, ndërsa ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Delegacioni ukrainas ka preferuar që të paraqitet sërish me veshje praktike në ngjyrë ushtarake, ndërsa delegacioni rus me kostume serioze.

Zyrtarët ukrainas duan të tregojnë se të gjithë janë kthyer në ushtarë për të mbrojtur vendin e tyre nga sulmi rus. Ata gjithashtu ‘rrëfejnë’ përmes veshjes, se janë praktikë, duke mos pasur kohë që të kujdesen për pamjen e tyre të jashtme, ndërsa dhjetëra bashkëkombës të tyre po vriten e mijëra po largohen.

Në raundin e dytë të bisedimeve, Rusia dhe Ukraina, ranë dakord të krijojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe për dërgesat e ushqimit dhe ilaçeve.

Edhe pse u ra dakord për një armëpushim për të evakuuar civilët, kjo gjë nuk ndodhi.

Kurse në raundin e parë, i cili u zhvillua në rajonin Gomel të Bjellorusisë, pas bisedimeve pesë orëshe, delegacionet ranë dakord për të mbajtur një raund të dytë të bisedimeve me qëllimin për të arritur një armëpushim së shpejti.

Vladimir Medinsky, këshilltar i presidentit rus tha se ata diskutuan të gjitha pikat e rendit të ditës një nga një, duke theksuar se, “gjetën disa pika që mund t’i parashikojmë në qëndrime të përbashkëta”.

Takimi i dytë u duk se e krisi sadopak akullin e trashë të krijuar mes dy vendeve, pasi zyrtarët e dy palëve shtrënguan duart, por nuk dihet se ç’do të ndodhë sot dhe çfarë vendimesh do të merren.

MË TË LEXUARAT

To Top