Drejtori i Komunikimit për Mediat në kryeministri Endri Fuga ka komentuar deklaratën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Fuga thotë se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova nuk kanë siguruar ende asgjë ndërsa Serbia e ka nisur vetëm me 5 mijë doza. Ai thotë se Lulzim Basha fle, Edi Rama vazhdon punon ndërsa ai edhe kur punon, fle.
“Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë!”, shkruan Fuga.
Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh
— Endri Fuga (@endrifuga) January 1, 2021