Eneda Tarifa është rikthyer si prezantuese këtë sezon të ri të “Portokallisë”, duke i zënë kështu vendin Xhemi Shehut, e cila së fundmi deklaroi largimin nga spektakli i humorit.
E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Eneda duhet të përshkruante me një fjalë moderatoret ndër vite të “Portokalli” dhe për Xhemin ajo u shpreh: “Gazmore”.
Pas kësaj deklarate, mikesha e ngushtë e Xhemit, Arbana e ka thumbuar Enedën me një koment që ra shumë në sy.
“Moj po vjen Viti i Ri dhe ti prapë s’po lind”, i shkruante Xhemi Arbanës krah fotos ku moderatorja shfaqej me djalin.
“Je gazmore si tip, kot s’thonë”, i replikon Arbana.