Lajme

Epidemiologu i njohur amerikan paralajmëron: Varianti tjetër i COVID-19 mund të jetë më keq se Delta





Epidemiologu i njohur amerikan, Anthony Fauci ka paralajmëruar se mutacionet e ardhshme të COVID-19, mund të jenë më ngjitëse se varianti Delta.

“Ka akoma 93 milionë amerikanë që mund të imunizohen, por ata ende nuk e kanë bërë. Nëse vjen një variant tjetër që ka po aq kapacitet të lartë transmetimi dhe është gjithashtu shumë më i rëndë, atëherë ne me të vërtetë mund të jemi në telashe”, tha Fauci në një intervistë me faqen e lajmeve McClatchy.

Epidemiologu paralajmëroi se shumica dërrmuese e infeksioneve të reja përfshijnë njerëzit e pavaksinuar dhe shpjegoi se Shtetet e Bashkuara janë “shumë me fat” që kanë vaksina që i kanë rezistuar varianteve.

“Ju duhet mbroni pjesën vurnerabël, të cilët janë njerëz të pavaksinuar, duke i vaksinuar ata,” tha Fauci në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të enjten në mëngjes. “Dhe kur e bëni këtë, ju bëni një bllokim shumë, shumë të fortë të evolucionit të varianteve që mund të jenë problematike”, tha Fauci.





MË TË LEXUARAT

To Top