Donald dhe Beatrix janë dy nga personazhet më të përfolura në showbiz. Shkak është bërë historia e tyre e dashurisë në Big Brother Vip Albania.
Situatën e ka bërë më intriguese edhe lidhja që aktori i humorit ka pasur më parë me Bora Zemanin. Dy vlonjatët patën edhe një takim mes tyre në shtëpinë më të famshme në vend dhe shkëmbyen edhe një puthje.
Njerëzit menduan se çifti do të rikthehej bashkë, por tani kjo gjë duket e pamundur pavarësisht ndjenjave të forta që kanë pasur më parë. Donaldi ka nisur një histori të re me Beatrixën dhe mbrëmjen e djeshme, nga dashuria e madhe, ai ka menduar edhe të “ndryshojë” profesion.
Ai është kthyer në fotografin personal të bukuroshes nga Kosova, e cila veçse këngëtare është edhe fotomodele.
Në një pyetësor të organizuar nga “Vëllai i Madh”, Donaldi dhe Beatrix i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje për të kuptuar se sa mirë e njohin ata njëri-tjetrin. Pyetja ishte sa sa lidhje kanë pasur edhe Donaldi u përgjigj duke thënë se ka pasur tre lidhje që nga gjimnazi e deri tani.
Gjatë kësaj loje, Donaldi dhe Beatrix kanë folur për kohën kur kanë dhënë puthjet e tyre të para. Aktori i humorit në një moment i thotë Beatrix: “Unë e di që ti ke qenë e vi*gjër deri në moshën 22-vjeçare apo jo?”.
Ndërkohë që këngëtarja ia aprovon këtë, ndërsa zbulon më tej se puthjen e parë e ka dhënë në kohën kur ka qenë në gjimnaz, ndërsa shton se ka qenë një moment i bukur në jetën e saj. Nga ana tjetër Donaldi nuk mund të thotë të njëjtën gjë për puthjen e tij në moshën 15-vjeçare, për të cilën tha: “Mua ma ka shpifur ajo e para”.