Këngëtari i muzikës popullore, Ylli Baka ishte sot i ftuar në programin “Pushime on Top”. Këngëtari që i ka kënduar Shqipërisë ka folur edhe për një bashkëpunim që do të publikojë së shpejti dhe bëhet fjalë për atë me vëllezërit korçar Endri dhe Stefi.
”Do të sjellë një bashkëpunim jo me vëllezërit pogradecar por me ata që të shkatërrojnë fare, vëllezërit korçar”, ka thënë Ylli Baka. Por gazetarja e ngacmon duke i thënë se meqënëse je në Vlorë mendova që do bëje një këngë me binjakët.
Atëherë Ylli përgjigjet, “po ça të them unë, hajt të na rrojë Baftjari”…Duke lenë kështu të nënkuptohet se vëllezërit Veshaj nuk janë këngëtarë…